Eliza Hoxha nga PDK ka dalë në foltore, mirëpo iu ndërpre fjala.
“PDK iu fton që ta respektoni betimin e deputetit…”, tha Hocha
Më pas Dehari urdhëroi t’i ndalet mikrofoni dhe i tha se “nuk ka vend për debat”.
Ajo pasi iu ndal mikrofoni, fjalimin e shkruar e paraqiti para kamerave.
“Mos e shkelni betimin e dhënë të deputetit. Jeni betuar ta ruani kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë. Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kthehuni në rendin e ditës. Kosova nuk mund të mbahet penf për një emër, as për një komision për votim të fshehtë. Ju lutem thirrni arsyes. Mos e cenoni demokracinë. Mos e mbani peng Kosovën. Ju edhe mundeni me na e ndal mikrofonin… por zanin tonë nuk mundeni me e ndal asnjëherë”, thuhet në fjalimin e Hoxhës. /



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot