Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të Albin Kurtit, e cila sipas tij ka dëmtuar rëndë imazhin e shtetit dhe e ka vendosur Kosovën në një pozitë të krahasueshme me shtete si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë gjithashtu nën masa ndërkombëtare ndëshkuese.
‘’Regjimi populist i deputetit Albin Kurti dhe diplomacia e brishtë e Kosovës janë fajtorët kryesor të dëmtimit të imazhit dhe të vendosjes së Kosovës nën sanksione ndërkombëtare’’, tha Dedaj për FrontOnline.
Sipas Dedajt, sanksionet kanë sjellë pasoja të rënda ekonomike, duke i kushtuar vendit qindra miliona euro, por ndikimi më i madh është ai politik, përfshirë rënien e besueshmërisë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
Dedaj shpreh bindjen se heqja e sanksioneve nuk do të ndodhë pa një ndryshim rrënjësor të qeverisë dhe të qasjes së saj, ndërsa ngërçi politik në Kuvend dhe uzurpimi i institucioneve nga pushteti aktual po e lënë vendin në izolim të thelluar, duke e penguar në rrugën drejt anëtarësimeve dhe njohjeve të reja ndërkombëtare.
‘’Pak mund të besohet se pa ndryshimin e qeverisë dhe të pushtetit në Kosovë, se mund të arrihet heqja e sanksioneve, edhe pse shefja e diplomacisë së BE-së, zonja Kaja Kallas edhe mund ta ketë përmendur dhe e dëshiron një hap të tillë. Marrja peng dhe uzurpimi i qeverisë së Kosovës si dhe ngërçi banal politik në Kuvendin e Kosovës, lënë pak shpresë për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare’’, përfundoi Dedaj.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu