Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme ku një person ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Pas 8 orësh, është arritur të nxirret të nxirret trupi i Albert Pamaj. U raportua se viktima është nga fshati Hereq i komunës së Gjakovës, dhe la pas vetës 5 fëmijë.
Operacioni u koordinua nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës në bashkëpunim me kompaninë e Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës si dhe me njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe emergjencave.
Sipas njoftimit të SHKSHMK-së, “viktima kishte rënë në pus gjatë punës për pastrimin e tij. Pusi ishte me thellësi të konsiderueshme dhe kishte praninë e gazrave të dëmshëm dhe mungesë oksigjeni, çka e bëri operacionin tepër të ndërlikuar dhe të rrezikshëm për ekipet shpëtuese”, thuhet në njoftim.
Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike
Për mos ekzekutimin e pagës as
Aktuale
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në