Diogo Jota, futbollisti i Liverpoolit, dhe vëllai i tij, Andre Silva, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Spanjë. Ngjarja ndodhi natën e kaluar, rreth orës 00:30, në autostradën A-52, pranë Cernadilla në provincën e Zamorës.
Ata po udhëtonin me një Lamborghini luksoz kur, gjatë një manovre tejkalimi, shpërtheu një gomë e pasme, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfshihet nga flakët.
Zjarri shkatërroi plotësisht automjetin dhe përhapet në bimësinë përreth. Dëshmitarët e alarmuan menjëherë shërbimet emergjente, por kur ata mbërritën, ishte tepër vonë.
Policia ka konfirmuar se të dy viktimat u identifikuan si Diogo Jota dhe Andre Silva pas verifikimeve mjeko-ligjore. Vdekja e tyre ka shkaktuar një trishtim të madh, ndërsa Liverpooli dhe tifozët e futbollit po nderojnë kujtimin e dy futbollistëve.
Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërkohë që pamjet e makinës tërësisht të djegur janë bërë publike.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite