Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.
Sic merr vesh Gazeta Sinjali të arrestuar janë: Rejhan Bela i lindur më 2007, Haki Bela i lindur më 1999 dhe Rilind Murati i lindur më 2003.

Rejhan Bela dhe Haki Bela

Rilind Murati
Gazeta ka raportuar më herët se njëri nga të arrestuarit është edhe Fatmir B.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali është dhe një ish-ushtar i FSK-së
Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.
Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë, mëson Gazeta Sinjali.
Bastisjet edhe më tutje po vazhdojnë.


Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.
Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.
Të tjera
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë
Aktuale
Pikat kufitare të ngarkuara sot, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Deri në tri orë janë pritjet