Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete artisti Shemsi Krasniqi, i lindur më 1955.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, një femër, F.B., ka njoftuar autoritetet pasi kishte shkuar në banesën e viktimës për pastrim dhe kishte vërejtur përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas deklarimit, ajo kishte tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, mirëpo pasi kishte dalë nga banesa për të marrë ujë, dera ishte mbyllur dhe hyrja ishte bërë e pamundur.
Në vendngjarje ka intervenuar njësia policore, e cila ka hapur derën me forcë.
Pak minuta më vonë, në lokacion ka arritur edhe Njësia e Emergjencës, e cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor, forenzika dhe më pas Mjekësia Ligjore (IML).
Gjatë ekzaminimit të trupit, sipas burimeve të Sinjalit në IML, nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një pilule për stimulim seksual, çka ka ngritur dyshime fillestare për një infarkt të mundshëm si pasojë e këtij bari.
Në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga