Zvarritja për formimin e institucioneve, vitin, 2025, e nxjerr si të humbur dhe me përplot dëme në pothuajse të gjitha aspektet jetësore. Dëmi më i madh ndërkaq, vlerësohet t’i jetë shkaktuar ekonomisë, rrjedhimisht edhe mirëqenies së qytetarëve. Në gjithë katrahurën e krijuar politike, situatën e rëndojnë edhe më shumë masat ndëshkuese të BE-së nën të cilat Kosova gjendet tash e 3 vjet, përfshi këtu së fundmi edhe ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-të. Në këtë kuptim, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tërheq vërejtjen se Kosova po e humb hapin e zhvillimit ekonomik.
“Të gjitha këto ngjarje nuk japin shpresë, shifni të dhënat zyrtare që tregojnë për investimet jashtë Kosovës e të mos flasin për ndonjë investitor të huaj…”, tha ai.
Në ecurinë e problemeve politike të krijuara në vend, mungesa e një Kuvendi funksional, prej muajsh ka ngrirë rreth 900 milionë euro fonde nga plani i rritjes i BE-së. Edhe kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, përmend faktin se Kosova nuk është më vend i dëshirueshëm për bizneset e huaja, kurse çmimi i lartë i energjisë elektrike po detyron bizneset vendore që të ikin jashtë.
“fondet ndërkombëtare nuk po na vijnë shkaku i Kuvendit. Investitorët e huaj ma nuk vijnë në Kosovë jo ma nuk vijnë në Kosovë shkak janë rrethanat politike çmimi i lartë i energjisë elektrike…”, tha Shahini për rtv21
Në këtë situatë do thekuar edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin tetor, sipas të cilave, shkalla e inflacionit ka mbërritur në 5.1%. Në këtë muaj më së shumti u shtrenjtua energjia elektrike për 20.3%, shtrenjtim ky i cili thuhet se po ndikon në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve të tjera esenciale, që po ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make