Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon të godasë drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Sipas raportit të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 3% në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me marsin 2025, u shënua një rritje prej 0.2%.
Ndër produktet që kanë pësuar më së shumti rritje janë kafeja, çaji dhe kakaoja, që tash kushtojnë mesatarisht 16% më shumë se një vit më parë.
Lista e produkteve që janë shtrenjtuar përfshin edhe: Frutat, perimet, vajrat dhe yndyrnat, mishi, energjia elektrike, bulmeti bazë (qumështi, djathi, vezët), shërbimet për automjetet personale, shërbimet hoteliere dhe pijet alkoolike.
Rritja e çmimeve është ndjerë veçanërisht në sektorët që prekin përditshmërinë e familjeve, duke përkeqësuar ndjeshëm fuqinë blerëse.
Në muajin mars, inflacioni ishte 0.8% në nivel mujor dhe 2.9% në nivel vjetor, ndërsa në janar ishte 0.7% mujor dhe 1.5% vjetor.
Ajo që bie në sy është fakti se niveli mesatar i çmimeve në dy muajt e fundit ka arritur pikën më të lartë në 20 vitet e fundit, sipas ASK-së.



Të tjera
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar
Aktuale
IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve, gjashtë nga Gjakova e dy nga Gjilani
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë