Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit me LDK për formimin e qeverisë së re.
Krasniqi në emisionin Pressing në T7 tha se kanë pasur diskutime mes vete por nuk kanë folur për pozicionet.
“Disa takime janë zhvillu, por nuk kemi fol për pozicione. Por unë e di qëndrimin e Abdixhikut, dhe mendoj që në kuptimin formal secili ka drejt me u pozicionu e me kërku dicka në një moment, por qasja jem si kryetar I PDK është që ne me fillu diskutimin ma ndryshe. Kjo ka me qenë edhe qasaj jonë në të ardhmen”, tha ai.
Tutje, Krasniqi foli edhe për pikat që duhet të diskutohen në rast se vjen mundësia për formimin e një qeverie të opozitës.
“Cilat janë pikat tona të përbashkëta, a dojnë me i dhon qeveri të re këtij vendi, a dojmë me ndrru mentalitetin qeverisës, a dojmë me ndrru rrugën që është tu shku Kosova, a dojmë me punu me një focus më të madh tek ekonomia e vendit, a dojmë me bo dicka për energjinë elektrike, a dojmë me I përmirësu raportet me ndërkombëtaret, pikat që unë besoj që konceptualisht janë pikat që na bashkojnë. Pastaj te pjesa programore me fol nëse LDK ka thon kena me bo 150 koeficientin, e Hamza ka thonë 50, unë besoj që Hamza e Abdixhiku të dy si njerëz të fushës merren vesh, veq ku me ardh puna me ua rrit njerëzve rrogën”, tha ai.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një