Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e qujati “budallaki të llojit të vet, me blloku Kosovën për një nënkryetar serb”, derisa shprehi shqetësim që vendi ynë akoma nuk ka “institucione, qeveri, kuvend funskional” etj.
I pari i LDK-së, Abdixhiku tha në Pressing se vendi ndodhet në “grackë të budallakisë populiste”.
“Ne do të presim aktgjykimin e plotë…Dy çështje duhet me u sqaru, e para Kushtetuesja duhet me tregu a i takon propozimi i pestë komunitetit serb në tërësi apo e ndjekë logjikën e partive shqiptare që i takon partisë më të madhe të komunitetit serb…Jemi ra pre e një çmendurie politike të populistëve për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës që është përfaqësim partiak…”, tha Abdixhiku në Pressing, transmeton Express.
“Çështja e dytë, a kanë drejtë deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhin se kush është ai përfaqësues…”, tha Abdixhiku.
“Bllokadë e paarsyshme, e kotë, kemi ra në grackën e budallakisë politike populiste për një pozitë të parëndësishme, por në thelb të kësaj bllokade Kosova ska kuvend, institucione, qeveri legjitime, ska buxhet, Kosova ska projekte kapitale…”, tha Abdixhiku.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet