Takimi i jashtëzakonshëm i presidentit amerikan Donald Trumpit në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i cili zgjati një orë e 20 minuta, u mbajt për të diskutuar nëse SHBA-ja duhet t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore iraniane.
Kështu raporton BBC duke iu referuar medias amerikane CBS News. Raporti thotë se nuk ka një marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të ngushtë të Trumpit, raporton BBC.
Pas disa ditësh thirrjesh ndaj iranianëve për t’u rikthyer në negociata, Trump po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen drejtpërdrejt në luftën e Izraelit kundër Iranit.
Në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Trumpi dhe këshilltarët e tij raportohet se kanë diskutuar mundësinë e goditjes së centraleve bërthamore të Iranit. Një objektiv i mundshëm mund të jetë centrali i pasurimit të uraniumit në Fordo që është thellë nën tokë.
Mediat amerikane dhe izraelite thonë se Trumpi pas takimit i bëri një telefonatë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk dihet se çfarë është diskutuar.
Dje, në një mori postimesh në mediat sociale, Trump kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Iranit.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj me një sërë mesazhesh në mediat sociale mbrëmë – duke këmbëngulur se vendi i tij “nuk do të bënte kurrë kompromis” siç tha ai “me sionistët”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet