Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për ryshfet. Njëri prej tyre është zënë në flagrancë. Prokuroria ka përdorur masa të fshehta për ta zënë në vepër zyrtarin. Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
“Njëri është zënë në flagrancë pas lëshimit të masave të fshehta”, tha Gashi.
Prokuororia Themelore në Prishtinë, gjithashtu ka dalur me njotim zyrtarë për këtë rast, duke dhënë detaje. Respektivisht, aty bëhet e ditur se ‘marrja e ryshfetit” dyshohet se ndodhi me qëllim që të ndihmojë të dëmtarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”
“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka përshëndetur këtë aksion të organeve ligjzbatuese, “mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.” – shkroi Rama.
I pari i Prishtinës, e përsëriti frazën e famshme, “Askush mbi ligjin!”.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje e përshëndeti këtë aksion, duke shtuar se sipas tyre, ky nuk është një rast i izoluar, po dukuri në Komunë.
“Jemi të bindur se ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes, keqpërdorimit dhe abuzimit institucional. Prej vitesh kemi sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, të cilat tash po konfirmohen përmes veprimeve konkrete hetimore.”



Të tjera
Aktuale
Shkolla që i dha zë luftës së UÇK-së, tani shfrytëzohet ta promovojë Specialen
Pas luftës e ndërroi objektin, e
Aktuale
Çka dihet deri tash për arrestimin e tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës?
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës
Aktuale
Lëmoshë apo reformë sociale: Çfarë përfiton realisht qytetari kosovar?
Nga arka e buxhetit shtetëror të