Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar situatën politike të krijuar në Kuvendin e Kosovës pas dështimit të votimit për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.
Çitaku ka thënë se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në seancën e radhës dhe do të votojnë kundër kandidaturës së Haxhiut, por theksoi se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Do të jemi aty, do të votojmë. Vota jonë për kandidaten zonjën Haxhiu është kundër… jo për shkak të insinuatave që zonja është munduar t’i plasojë. Por zoti Kurti e ka në dorën e tij të zhbllokojë situatën në Kuvend.
Së pari në politike, në sistemin parlamentar, në të cilin ne jetojmë, marrëveshjet politike janë instrumente të domosdoshme… i ka dhënë ofertë konkrete zoti Haradinaj t’i ndërroj kandidaturat, madje i ka ofruar emrat.
Ne nuk do të lejojmë që të detyrohemi të votojmë me zor, se nuk mund të votojmë me zor. S’mund të merret apo të jepet me zor diçka në demokraci. Ne do të jemi aty të përgjegjshëm. Po shpresojmë që VV-ja të reflektojë, ta kuptojë që parlamenti është më i madh se egoja e kryetarit të partisë të tyre, zotit Kurti. Kosova është më e madhe se egoja e kryetarit të VV-së”, ka thënë Çitaku në Debat Plus.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,