Doli nga shtypi libri i radhës “99+1 Personalitete të Deçanit dhe Junikut”, i autorit Prof. Adem   Lushaj! 

    Shkruan: Fadil Dervishaj, redaktor i librit    Libri “99+1 Personalitete të Deçanit dhe Junikut”, është një vepër që del nga kufijtë e një  përmbledhjeje veprimtarish biografike. Ai përfaqëson një përpjekje të kujdesshme, të studiuar  dhe me ndjeshmëri të lartë njerëzore, për të sjellë në dritë figurat më të shquara të dy  komunave, të cilat me veprimtarinë, dijen, artin dhe shpirtin e tyre kanë lënë gjurmë të  pashlyeshme në historinë dhe identitetin tonë të përbashkët.  Ky botim është një homazh ndaj punës, sakrificës dhe kontributit të shumë brezave që  ndërtuan themelet e zhvillimit të Deçanit dhe Junikut në fusha të ndryshme: në arsim, kulturë,  shkencë, art, sport, shëndetësi, si dhe në jetën shoqërore e politike. Përmes këtyre 100  personaliteteve, autori jo vetëm që i jep zë dhe figurë historisë lokale, por edhe ndihmon në  ruajtjen e kujtesës kolektive, që shpesh rrezikon të humbet mes harresës e kalimit të kohës.  Adem Lushaj përmes këtij libri ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai ka ndjekur 

Akademik Rexhep Ismajli: Shqipja sot – reflekse rreth “krizës” në gjuhë

  Në tribunën e Fakultetit Filozofik me rastin e 65-vjetorit të themelimit të tij dua

Andrea Grill, një përkthyese që e do Shqipërinë

Vjenë, 19 shtator 2025: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ nisi

Xhevat Dajaku: Besimi e Bekimi….

Sa herë që kaloj pranë lapidari Me besoni njerëz, bëhem që se shoh Zemëra m’thyhet

Promovim i denjë i romanit “Shpirti i plagosur” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë 

  Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, u mbajt promovimi i romanit të tretë të  shkrimtarit Ramiz Selimi, “Shpirti i plagosur”. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë,  ku letërsia, muzika dhe emocionet e lexuesve u ndërthurën në një përvojë të pasur kulturore.    Ky roman është një trilog që vazhdon udhëtimin e nisur me romanin „Rrënjët e Kujtesës“ për  të vazhduar pastaj me romanin: „Dëshirë e djegur“     Moderatori Safet Gërxhaliu, që ishte edhe panelist i ngjarjes, foli për biografinë e autorit,  duke e vendosur në kontekst jetën brenda dhe veprimtarinë e tij në mërgim. Ai nënvizoi se  përvoja personale e Ramiz Selimit dhe përpjekjet e tij për të ruajtur identitetin dhe kulturën  shqiptare janë elemente thelbësore që japin ngjyra dhe thellësi rrëfimit të Dardanit në roman.  „Sikur të ishim në nivelin e duhur, me këto romane duhej të merrej kinematografia, sepse  skenarin e kanë të gatshëm. Ramiz Selimi ka ditur të sjellë në letër jo vetëm një histori, por  edhe emocionin e përjetuar nga një brez i tërë shqiptarësh.”, tha Gerxhaliu. 

Noli, margaritar i modernizmit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare   

(Rreth librit të Prof. Dr. Abdullah Karjagdiut: Noli, përkthyes letrar dhe poliglot, botoi ShB  Armagedon, 2025, Prishtinë).       Dr. Lirak Karjagdiu: Me rastin e 60 vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit             Ky libër i tim ati, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, i cili është ndarë nga jeta para 4 vitesh,  është rezultat i mbledhjes së shkrimeve dhe punimeve të tij të botuara në të përhershmet dhe të  përkohshmet tona gjatë viteve ‘70 dhe ’80 të shekullit të shkuar. E shoh të udhës që të sqaroj që  në krye të herës se, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit të tyre, këto punime dhe shkrime të tij  të përmbledhura në këtë libër, që në qendër të vëmendjes kanë kontributin dhe rolin e Nolit si  përkthyes letrar, janë botuar ashtu siç i kam gjetur, pa pothuajse asnjë ndërhyrje. 

“Rrugëtim nëpër valët e jetës” – një udhëzues i heshtur për forcën e shpirtit

Në Deçan është promovuar libri “RRUGËTIM NËPËR VALËT E JETËS” të autorit Adem Lushaj, promovim