Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet politike është e mirëseardhur, por nga aspekti kushtetues, presidentja nuk ka mandat për të gjetur apo imponuar zgjidhje në krizën aktuale.
“Përfshirja e cilitdo aktor që mund t’i zbusë gjakrat është i mirëseardhur, por në kuptimin praktik presidentja s’ka asnjë lloj mandati kushtetues për të gjetur dhe imponuar zgjidhje”, theksoi Cakolli.
Ai shtoi se maksimumi që mund të bëjë presidentja është referimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të përgjegjësisë së saj si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve.
I kërkuan para një kandidatje për ta kaluar në testin praktik të vozitjes, arrestohen dy zyrtarë.
Megjithatë, sipas tij, një lëndë e tillë rrezikon të mos zgjidhet brenda javës dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, duke i shkaktuar Kosovës humbje të konsiderueshme kohe.
“Vetë hezitimet që i kemi parë te deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që presidentja nuk mund të na imponojë zgjidhje, tregojnë një lloj frike se propozimi i një zgjidhjeje mund t’i vendosë ata në një pozicion të pafavorshëm politik”, shtoi Cakolli./Betimi për Drejtësi



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite