Është optimiste se qeverisja e ardhshme do të jetë e LDK-së, ndërsa thekson nevojën për një rishikim të buxhetit nën udhëheqjen e partisë së saj.
“Buxheti është thjeshtë planifikim, buxhetin e shoh në termet e realizimit sidomos për këtë Qeveri që tanimë i ka shpenzuar katër buxhete asnjëherë nuk e ka realizuar atë qe e ka planifikuar, andaj ky buxhet e kemi parë që një buxhet tranzitor është thjeshtë për janar edhe shkurt, nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektuar programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së. Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me ligjin e pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me ligj të buxhetin por me ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera montare e koeficientit”, ka thënë Bajrami për Ekonomia Online.
Kritika ka edhe për mospranim nga ana e mazhorancës të asnjë amendamenti të partive opozitare.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojsat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të ligjit të pagave është që çdo vit me ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit. Nga raporti me amendamentet dhe e rikonfirmon atë që e kemi thënë që sa vite asnjë amendament nga partitë opozitare nuk është pranuar, ka pasur amendamente ky është buxheti i pestë, mos të harrojmë në vitin 2021 kanë qenë dy buxheti ka qenë rishikimi dhe planifikimi për 2022. Është buxheti i pestë që e planifikohet dhe nuk pranohet asnjë amendament i opozitës”, u shpreh Bajrami, teksa shprehet se të vetmin që e kanë pranuar por që nuk është implementuar nga ana e ekzekutivit ka qenë amendamenti i LDK-së për të hyrat vetanake të komunave.
“Njëherë kanë pranuar një amendament të LDK-së të cilën nuk e kanë implementuar, ka qenë për të hyrat vetanake të komunave. Kësaj radhë Komisioni për Buxhet nuk e ka pranuar asnjëherë amendamente të opozitës ka pranuar amendamente të deputetëve të grupit Guxo të cilat e kanë ngritur buxhetin e zyrës së presidentes diku në 2.5 milionë euro. Kanë pranuar amendamente të grupeve të minoriteteve disa amendamente dhe aty kemi lëvizje, nuk është pranuar asnjë amendament i LDK-së, PDK-së, AAK-së, dhe në këto pesë buxhete që kanë planifikuar është e pa precedent sepse nuk kanë gjetur hapësirë që një amendament të opozitës ta implementojnë”, u shpreh ajo.
Ish-ministrja e Financave ka kritika edhe për mungesën e investimeve kapitale. Ka thënë se buxheti i realizuar për investime kapitale është i barabartë me atë të vitit 2018, veçse me shifra të ndryshëm buxhetor.
“Është planifikim nuk është realizim nëse shohim katër vitet e kaluara buxheti për investime kapitale nuk është realizuar, secilin vit prej vitit të parë kur e kemi pasur 800 milionë buxhetin e tash që e kemi rreth 930 milionë buxhetin për investime kapitale asnjëherë nuk është realizuar. Investimet kapitale është jashtëzakonisht i ulët kur vjen fjala tek niveli qendror sepse kemi pasur një realizim të mirë tek komunat. Buxheti për investime kapitale i shpenzuar në vitin 2023, është i barabartë me buxhetin e investimeve kapitale të viti 2018 veçse dallimi është se buxheti ka qenë 1.8 miliardë dhe në 2023 ka qenë 2.8 miliardë. Do të thotë kemi ngelur në nivelin e njëjtë të investimeve kapitale”, u shpreh Bajrami.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në