Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë Kuvendi i Kosovës mund të futet në një fazë të re bllokuese.
Kjo për shkak se, sipas Bugaqkut, në fazat e votimit për konstituimin e Kuvendit, kanë votuar edhe deputetë që njëkohësisht mbajnë pozita në qeveri.
“Ne rrezikojmë përsëri të futemi në një bllokadë të re të konstituimit të Kuvendit. Kurdo që konsiderohet që Kuvendi është i konstituuar. Mjafton një palë ta dërgojë si çështje në Gjykatën Kushtetuese, faktin se ka deputetë ministra apo ministra deputetë që marrin pjesë në procedura të votimit të konstituimit të Kuvendit dhe këto janë shkelje të rënda, shkelje që e prishin konstituimin e Kuvendit”, tha Bugaqku.
Gjithashtu, Bugaqku sqaroi se kjo çështje mund të dërgohet në Kushtetuese nga Avokati i Popullit dhe të tjera subjekte.
“Kjo gjë mund të bëhet nga Avokati i Popullit dhe të tjerë… Nëse dikush tenton ta zvarrisë edhe më tutje konstituimin e Kuvendit, e ka një brum që mjaftueshëm ta dërgojë dhe ta kontestojë konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Bugaqku.
Ai shtoi se Kushtetuta nuk lë mundësi të pengimit të përfaqësimit të një komuniteti të caktuar në organet kushtetuese.
“Kushtetuta nuk lë mundësi të diktojë dhe të pengojë përfaqësimin e një komuniteti të caktuar në organet kushtetuese. Pra, gjykata duhet ta sqarojë këtë”, shtoi Bugaqku.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet