E përderisa bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në magjistrale e rrugë të tjera, ajo mirëpritet në Brezovicë.
Megjithatë, atje vazhdojnë problemet e përvitshme, siç është mungesa e parkingut, por edhe vështirësitë për t’u ngjitur deri në majë. Pavarësisht vështirësive, Brezovicën e vizituan shumë turistë.
Si çdo vit, në mungesë të një parkingu, rruga deri te qendra e skijimit në Brezovicë mbetet sfidë në vete.
Veturat e parkuara në njërën korsi të rrugës po shkaktojnë kolona për të arritur në cak, derisa nevojitej edhe asistimi i policisë për të evituar kolonën.
Por, e gjithë kjo sfidë harrohet kur arrin në kodrën e bardhë të mbuluar nga bora.
Ndonëse ka kaluar pothuajse një muaj nga fillimi i stinës së dimrit, Brezovica u zbardh tek mbrëmë me një sasi të konsiderueshme të borës.
Kjo menjëherë nxiti turistët që të dielën ta kalojnë në Brezovicë.
Mosha të ndryshme u panë të shijojnë sportin e skijimit, ndonëse temperaturat ishin të ulëta.
Ajër Gashi me familje, ndërsa shpreh kënaqësinë me Brezovicën, fton bashkëmoshatarët e tij të vizitojnë këtë pamje piktoreske.
“Kom ardh me familje, kemi hyp në teleferik, bora shumë e mirë, e pastër dhe mirë kom kalua. Çdo vikend ia kisha preferua krejtve të vini në Brezovicë për ta parë natyrën e Kosovës dhe ta shijoni”, tha Ajër Gashi, vizitor.
Si ai, të dielën në Brezovicë e kaluan edhe shumë familjarë të tjerë, disa prej tyre mërgimtarë.
“Kam ardhur me familje, prej Kanadasë kam ardhur veç vet për këtë vit të ri, e kam ardhur me vëllezër në Brezovicë pak me shijua venin. Është hera e parë që vijë këtu. Për xhepin e kosovarëve janë pak lart, po pasi shkojnë për shtet tonin është krejt në rregull”, tha Valmir Morina, vizitor.
“E mirë, e freskët, e ftoftë, pak më shumë për fëmijë se sa për neve, po për fëmijë i kemi pru. Kemi ardhur për fëmijë, po besoj që mirë, pak jo shumë e kujdesshme, duhet mu kujdes ma shumë për shkak të hyrje-zbritjeve, ngritjeve edhe rruga pak e pakalueshme”, Haxhi Geci, vizitor.
Ata që e shijuan më së shumti borën u panë të vegjlit. Të rinjtë që pasion kanë skijimin, megjithatë, kanë kritika për mirëmbajtjen e qendrës së skijimit, për çka kërkojnë më shumë investime.
“Çmimet nuk janë fort të shtrenjta, po pistën duhet me e ndreq pak ma mirë, me qenë ma të përgatit pak”, Arian Shkupolli, vizitor.
Përveç vizitorëve nga Kosova, edhe këtë dimër nuk munguan ata nga Shqipëria, Maqedonia e shtetet tjera përreth. “Ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar ndonjëherë, e adhuroj këtë vend”, tha një vizitore.
Edhe operatorët privat që shesin pajisje për skijim thanë pas kamerës se interesimi i qytetarëve është rritur këtë vikend, derisa thonë se çmimet e produkteve që ata i shesin janë të arsyeshme. Një ndër atraksionet kryesore në Brezovicë mbetet teleferiku, e që për ta shfrytëzuar çmimet nisin nga 3 euro deri në 22. /RTK



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga