Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me nënshkrimin e kartës së Bordit të Paqes, ku pjesëmarrëse ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se përfshirja e Kosovës në këtë iniciativë, të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trumo, e tejkalon secilin lajm ditor.
I pari i LDK’së ka shtuar edhe se prania e Kosovës në tryeza ku diskutohet paqja globale, është përgjegjësi, dhe dëshmi e suksesit.
‘’Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Ai ka thënë edhe se çdo hap i Kosovës me SHBA’të e forcon sigurinë tonë kombëtare.
Postimi:
Përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një moment që tejkalon secilin lajm ditor.
Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, prania në tryezat ku diskutohet paqja globale është edhe dëshmi, edhe përgjegjësi. Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë prej shtetit të ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj.
Në një botë gjithnjë e më të fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-të është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta.
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitullin ë ri dhe i gëzohet këtij fakti historik. Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga