Në shërbim të tejkalimit të bllokadës në Kuvend, presidentja Vjosa Osmani është e gatshme për konsultime me liderët e parive politike kurdo që ata e shohin të nevojshme, ka thënë këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka thënë ai për Gazetën Express.
Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e gjashtë të seancës konstituive për shkak se kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të katërtën nuk mori votat e mjaftueshme.
Partia e parë, Vetëvendosje, po këmbëngul në kandidaturën e saj, ndërsa partitë opozitare po e refuzojnë Haxhiun si kandidate me arsyetimin se nuk është figurë konsensuale.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) më herët ka deklaruar se është koha që presidentja Vjosa Osmani të marrë iniciativë dhe të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar ndonjë zgjidhje të mundshme meqë seancat kanë hyrë në “një cikël absurd seancash çdo 48 orë”.
“Kushtetuta e ngarkon atë [presidenten Osmani] me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar por edhe i domosdoshëm”, ka thënë KDI.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi