Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael, derisa po tenton të rikthejë në tavolinë bisedimet për një armëpushim në Gaza.
Vizita e tij është pjesë e një turneu të gjerë në Lindjen e Mesme, ku Blinken pritet nesër të vizitojë edhe Jordaninë dhe Katarin.
Ai do të fokusohet në atë se si t’i jepet fund luftës, planet për Gazan pas përfundimit të luftës dhe si të përmirësohet asistenca humanitare.
Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndryshe Blinken ka qenë nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite i përfshirë në bisedimet që kishin për qëllim arritjen e armëpushimit.



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një