Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë një konferencë shkencore në nder të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar, Rexhep Boja, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2021.
Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në BIK, ka bërë të ditur detajet rreth konferencës. Ai theksoi se dita e parë, më 18 tetor, do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje.
Në ditën e dytë, më 19 tetor, do të zhvillohet pjesa shkencore, ku rreth 33 studiues dhe kumtues do të prezantojnë punimet e tyre për kontributin e doktor Bojës.
“Kryesia e BIK-ut janë që vjen, më datë 18 dhe 19 tetor, organizon konferencë shkencore kushtuar, ish-myftiut tonë, vizionari dhe diplomatit tonë të shquar Rexhep Boja. Konferenca është dy ditore, ditën premte –dita e parë –do të jetë seanca hapëse, ku do ë marrin pjesë prijësit më të lartë të vendit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar enkas për këtë konferencë”.
“Ndërsa ditën e tyre, të shtunën, është pjesa shkencore, pjesa tematike, kur pritet, kontributi i doktor Bojës në krye të BIK-ut dhe në funksion të shtetësisë dhe diplomacisë të Kosovës të trajtohet nga rreth 33 studiues dhe kumtues me kumtesa dhe kontribute të ndryshme. Ku do të vihet në pah kontribut i doktor Bojës, vizioni dhe arritjet që ka shënuar në qoftë për BIK-un gjatë viteve të ’90-ta, koordinimi me udhëheqësit e atëhershëm të vendit. Qoftë kontributi i tij në arsim, edukim dhe diplomaci”, ka thënë Shkodra.


Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën