Big Brother VIP Kosova 4 nuk po prodhon vetëm debate dhe romanca.
Kohët e fundit, sytë e publikut janë tërhequr nga një temë krejt tjetër: misticizmi dhe ritualet e dyshuara.
Banorja Bia Khalifa ka bërë që rrjetet sociale, sidomos TikTok, të mbushet me teori dhe spekulime.
Shumë shikues besojnë se disa veprime të saj janë rituale të magjisë së zezë, të cilat mund të synojnë dëmtimin ose eliminimin e konkurrentëve të tjerë.
Një nga momentet më të diskutueshme ka lidhje me kukullën ‘Labubu’.
Në një video që po qarkullon me të madhe, Bia shfaqet duke e mbajtur kukullën dhe duke e shpuar me një gjilpërë. Për më tepër, disa komentues theksojnë se ajo përmend emrin e konkurrentes Alba Pollozhani gjatë këtij veprimi, duke shtuar misterin.
Skena bëhet edhe më e pazakontë kur Bia vijon veprimet pranë krevatit ku flinin bashkë-konkurrentet.
Ajo fut diçka në dyshek, që supozohet të jetë kukulla ose gjilpëra, mbush gotën me ujë dhe më pas hedh një varëse anash krevatit.
Për shumë përdorues të rrjeteve sociale, këto veprime ngjajnë me ‘sehire’ që bëhen edhe në Rumani, nga vjen ajo.
Kjo ka ndezur debatet dhe spekulimet në rrjet, duke bërë që emri i Bia Khalifës të jetë ndër më të përmendurit në Big Brother VIP Kosova gjatë këtyre ditëve.



Të tjera
Showbiz
Labi flet sërish për raportin me Serben
Labi ka folur edhe sonte për
Aktuale
Si gjendet presidenti konsensual sipas Haxhiut?
Analisti Baton Haxhiu, deklaroi se në
Aktuale
Abdixhiku me një kërkesë të papritur lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës