Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke vlerësuar se ajo po e fut vendin në kriza të njëpasnjëshme dhe se nuk ka drejtim të qartë politik.
Tahiri theksoi se nesër bëhen dy muaj nga votimi i qeverisë, ndërsa akuzoi kabinetin qeverisës se ende nuk ka paraqitur program politik dhe program qeverisës.
“Kjo Qeveri e ka bllokuar Kosovën me kriza të njëpasnjëshme”.
Ai ngriti shqetësimin se vendi po bllokohet, ndërkohë që Kuvendit i kanë mbetur vetëm 17 ditë deri në shpërndarje dhe nuk ka marrëveshje për presidentin.
“Në vend të zgjidhjeve konkrete, qytetarëve po u ofrohet vetëm performancë publike për konsum politik”, tha ai, duke shtuar se krizat janë shndërruar në mënyrë qeverisjeje.
“Kjo Qeveri mbiemrin e ka krizë”, tha ai në foltoren e Kuvendit.
Tahiri kritikoi gjithashtu edhe politikën ekonomike të qeverisë, duke përmendur pagesën e pagës së trembëdhjetë që, sipas tij, i ka kushtuar buxhetit rreth 65 milionë euro.
Ai tha se kjo nuk shoqërohet me politika zhvillimore për sektorin privat, ndërtimtarinë, bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla.
Tahiri ngriti pyetjen nëse punëtorët e sektorit privat janë lënë “jetim”, duke theksuar se nuk ka masa konkrete për gratë punëtore, bizneset e vogla dhe qytetarët që mbajnë ekonominë.



Të tjera
Aktuale
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS tregon cilat zona do të
Lajme
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së
Aktuale
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00, në rend të ditës 10 pika
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për