Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se për LDK-në zgjedhjet e reja janë të evitueshme dhe të panevojshme.

Ai pas takimit me Grupin Parlamentar ka thënë se LDK është për dy rrugë, konsensus i gjerë ku të gjitha partitë pajtohen për një kandidat, ose ku arrihet një marrëveshje klasike politike mes LDK-së dhe VV-së.

“LDK është për dy drejtime. Konsensusi i gjerë politik, një kandidat që vjen si pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike.

E dyta një marrëveshje klasike politike, në këtë rast LDK-së dhe partisë në pushtet”, ka thënë Mustafa.

Ai në fund ka thënë se pa LVV-në s’bëhet asgjë, meqë i kanë 66 deputetë.

“Më lejoni të theksoj që ata kanë 66 deputet, asgjë s’bëhet pa ta”, ka shtuar ai.

Të tjera

Lajme

Shtrenjtohet sërish nafta

Nafta është shtrenjtuar sërish të martën.