Në Tribunal pati zhvillime të bujshme javën e kaluar, kurse të vetmit që heshtën për ato zhvillime – prej figurave që kanë peshë nacionale – ishin Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Uran Ismaili.
Ramiz Lladrovcin e dëbuan nga radhët e veta sepse nuk u dukej mjaftueshëm lojal ndaj partisë, kurse për Uran Ismailin, i njëjti lidership po investon fuqishëm që as era mos t’i vijë PDK-së dhe Hashim Thaçit.
E çuditshme apo jo?
Kjo çka po ndodh me PDK-në në Prishtinë është hajgare.
Dega e kësaj partie në kryeqytet po duket si një imitim – le të themi – i degës së Partisë Ora të Veton Surroit, e jo pjesë e të njëjtit subjekt politik ku aderojnë edhe Sami Lushtaku, Shukri Buja, Sokol Bashota e të tjerë.
Bile edhe sloganin e zgjedhjeve e kanë vjedhur nga kompania Koha – “Koha për Prishtinën” – slogan ky që fare lehtë do të mund të ishte emër emisioni në KTV a shtojcë javore në gazetën Koha.
Unë i kuptoj taktikat elektorale, kur ti gjatë zgjedhjeve zhvendosesh për pak nuanca nga boshti i partisë që i takon, për t’i peshkuar ca vota majtas e djathtas. Mirëpo nuk e kuptoj kur ti zhvendosesh komplet nga partia.
Për shembull, më shumë gjasa ka me e gjetë një derr nëpër rrugicat e Mekës në Arabinë Saudite, sesa një postim a një fjalë të Uran Ismailit për zhvillimet e javës së Tribunalit Special.
Hiç, asnjë për be.
Në Tribunal pati zhvillime të bujshme javën e kaluar, kurse të vetmit që heshtën për ato zhvillime – prej figurave që kanë peshë nacionale – ishin Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Uran Ismaili.
Dikush do të thoshte që Urani është thjeshtë vetëm kandidat për kryetar të një komune dhe një qyteti, prandaj s’ka çka i fut hundët në tema të tjera. Po, a për kryetar të Junikut a të Hanit të Elezit po kandidon?
Pozita e kryetarit të kryeqytetit është pozita e dytë më e rëndësishme në gjithë Republikën, pas asaj të kryeministrit. Dhe kjo jo vetëm në Kosovë.
Zohran Mamdani po garon për kryetar të New Yorkut, kurse rivaliteti dhe polemikat e tij me presidentin Donald Trump, për çdo temë, janë ndër temat kryesore në atë shtet.
Mamdani flet për krizën në Gaza, për refugjatët, për antisemitizmin, për politikat nacionale të Donald Trumpit – pra nuk është ndalur vetëm te kanalizimet dhe rrugicat e New Yorkut.
Kurse Urani ynë, me bekimin e lidershipit të partisë, shokëve dhe shoqeve të shkollës, po duket sikur e ka marrë me qira vetëm elektoratin e PDK-së dhe asgjë tjetër nuk i duhet prej partisë.
Personalisht nuk kam asgjë kundër Uranit. Përkundrazi. Është i këndshëm, ka sens të humorit dhe është inteligjent.
Mirëpo është e pandershme të lajmërohesh që je gjallë në politikë, pasi ke fjetur plot katër vjet. Gjatë këtyre katër viteve gjithçka ka ndodhur në vendin tonë. Kohë pas kohe është dukur që jemi herë buzë një lufte me Serbinë, e herë buzë një lufte me njëri-tjetrin. Kjo situatë dhe këto dy mundësi ende nuk janë evituar.
Shumë prej nesh që e kundërshtojmë pushtetin arbitrar të Kurtit, vazhdimisht jemi gjendur të atakuar nga ky pushtet dhe nga militantët e këtij pushteti, për shkak të qëndrimeve që i kemi pasur kundër tij. Urani ka heshtur.
Kur Kurti me të tijtë e ka shënjestruar Thaçin dhe pushtetin që Thaçi e ka pasur në të kaluarën (prej të cilit kishte përfituar edhe vetë Urani), ne prapë e kemi mbrojtur Thaçin. Prapë jemi sulmuar dhe linçuar. Prapë ka heshtur Urani.
Urani po dëshiron dhe po shpreson se disi do të kontrabandohet në pozitën e dytë më të fuqishme politike në vend, pa asnjë betejë. Madje edhe pa beteja me të cilat e mbron të kaluarën e tij personale, lëre më të Thaçit.
Prandaj unë mendoj që as nuk do ta fitojë atë karrige që e synon, e as nuk e meriton.
Sigurisht që nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Nuk është më as sekret që edhe brenda PDK-së ka pakënaqësi me mënyrën si Urani e Memli – AKA Kullerat e Xhevdet Dodës – po e organizojnë këtë fushatë.
Të pakënaqur duken hard-core militantët e PDK-së dhe Hashim Thaçit – AKA Katunarët e Krahut të Luftës.
Nejse, ka edhe detaje të tjera të kësaj plasaritjeje, por nuk kisha dashur me i bërë publike, në mënyrë që në asnjë mënyrë të mos i shkaktoj telashe Atij atje, duke besuar dhe shpresuar që brenda disa muajsh do të lirohet.
Mirëpo është me të vërtetë e turpshme kur kandidati i LDK-së ka dëshmuar lojalitet më të madh ndaj Thaçit sesa kandidati i PDK-së.
Unë veç nuk e kuptoj pse vëlla Urani dhe kullerat nuk bëjnë parti të veten “urbane” dhe të lirohen përfundimisht nga sigla dhe barra e emrit të Hashim Thaçit.
E di, e di – tash, pas këtij statusi, kanë me u ngutë me shku te Endriti me kërku mbështetjen e tij, kur ta shohin se janë dekonspiruar dhe se “Koha për Prishtinën” nuk është thjeshtë slogan i fushatës, por është imitim i brendit “urban” të kompanisë Koha të surrojve, për me u përgatitur për një diçka më të madhe
Të tjera
Showbiz
Shkëndije Mujaj në “Big Brother VIP Kosova”? Kjo është e vërteta
Shkëndije Mujaj, e cila prej
Aktuale
Berat Buzhala: Cka po ndodh me PDK-në në Prishtinë?- “Koha për Prishtinën” e Uran Ismajlit nuk është slogan i fushatës, por është imitim i brendit “urban” të kompanisë Koha të surrojve
Në Tribunal pati zhvillime
Lajme Opinione
As Kurti as Osmani s’e uruan Edi Ramën, Rashiti: Prishtina e Tirana me marrëdhënie të ftohura
Politikani kosovar në Zvicer, Korab