Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Kosova po përballet me mungesë të udhëheqjes përbashkuese.
Hamza ka theksuar se këta jo vetëm se e kanë kapur shtetin dhe se nuk ka institucion ku të mos kenë tentuar të ushtrojnë kontroll.
“Këta jo vetëm që e kanë kapur shtetin, po e kanë plasë. Nuk ka institucion ku nuk ka këqyr me kap shtetin, nëse nuk e kanë kap shtetin e kanë penguar në 100 mënyra për mos me punu, çendim i pavarësisë të institucioneve edhe cenim i ndarjeve të pushtetit, ekzekutivi legjislativi gjitha organet tjera që punojnë si pavarur brenda sistemit, dhe përkeqësim i raporteve ndërkombëtare. Na sot mundemi ti quajmë masa, po kem bllokadë nga vendet e BE qe dy vjet, miliarda euro janë të pashfrytëzuara” ka deklaruar Hamza në Debat Plus.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një kryeministër që të bashkojë vendin dhe të garantojë funksionimin normal të institucioneve.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga