Gazeta Express merr vesh nga burimet se Kryetari i Mitrovicës dhe njëherit kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sapo ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.
Sipas burimeve, Hamza ka pasur takim të nivelit të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë me Asistentin Special të Presidentit Biden, njëherësh edhe Drejtorin Senior për Europë të Keshillit Kombëtar të Sigurisë të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter.
Asistenti Special i Presidentit Biden shërben edhe si një nga udhëheqesit e NSC, apo Këshillit Kombëtar për Siguri, që është institucioni suprem amerikan për çeshtjet e sigurisë nacionale. Ambasadori Carpenter ka shërbyer më parë si shef i misionit të SHBA-ve në OSBE.
Gazeta Express deri në botimin e këtij lajmi nuk ka arritur të kontaktojë me Hamzën për të mësuar përmbajtjen e bisedave në Shtëpinë e Bardhë.



Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30