Mjetet financiare të parapara për Kosovën nga Plani Evropian i Rritjes mbeten peng të mungesës së institucioneve vendore që duhet të formohen si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Nga mbi 880 milionë euro që Kosova pritet të përfitojë në total nga ky plan, parafinancimi në vlerë prej 7% të shumës totale nuk mund të lëshohet pa konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Kjo sepse marrëveshjet me Bashkimin Evropian, të cilat janë me karakter ndërkombëtar, duhet të ratifikohen me dy të tretat e votave në Kuvend.
Deri më tani, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përfituar mjetet e parafinancimit.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin parafinancimin që përfaqëson 7% të shumës totale që u takon. Në mënyrë që ata të pranojnë parafinancimin, vendet së pari duhet miratuar agjenda e reformave, dhe më pas të ratifikohen marrëveshjet për kreditë dhe mjetet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur këto kushte dhe i kanë pranuar mjetet në mesin e muajit mars”, ka thënë Guillaume Mercier – Zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Nga mbi 880 milionë euro që Kosova pritet të përfitojë në total, rreth 61 milionë – janë në formë të parafinancimit.
Mirëpo, në mënyrë që kjo të realizohet, marrëveshjet duhet t’i prezantoj qeveria e re e Kosovës e më pas e ato duhet të ratifikohen nga ana e deputetëve të vendit.
Sipas njohësve të çështjeve evropiane, edhe në rast se institucionet formohen shpejt, procedurat për ratifikim do të kërkonin së paku dy deri në tre muaj kohë. /Rtk



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në