Komisioni Evropian ka miratuar pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Paketa e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i shpërblyer këto vende me transaksionet e dyta të mbështetjes financiare.
Ndërkohë, Kosova mbeti jashtë listës së përfituesve, megjithëse kishte qenë ndër vendet e para që kishte përmbushur kushtet teknike dhe kishte miratuar agjendën e reformave.
Mos funksionimi i institucioneve shtetërore dhe mungesa e Kuvendit për të ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian kanë bërë që Kosova të mos jetë në gjendje të përfitojë nga kjo paketë, ndonëse fondet janë të gatshme dhe mund të aktivizohen sapo të zgjidhet ngërçi politik.
Një zyrtar i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur për FrontOnline se vonesa lidhet me proceset e brendshme në Kosovë, konkretisht me mungesën e ratifikimit të Marrëveshjes së Lehtësimit nga Kuvendi.
“Ky vendim nuk e mbulonte Kosovën, pasi Kosova nuk e ka dorëzuar zyrtarisht raportimin e saj. Mungesa e raportimit formal është pasojë e mos ratifikimit të Marrëveshjes së Lehtësimit’’, tha zyrtari i BE-së.
Në përgjigje BE ka inkurajuar Kosovën të ndjekë shembullin e shteteve fqinje.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur