Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
Presidenti amerikan gjatë një vizite surprizë në Muzeun e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë mohoi të kishte dijeni për aksionin, duke thënë se do të informohet për bastisjen më vonë gjatë ditës, por pranoi se nuk e dinte se po ndodhte derisa u publikua në lajme.
Duke e kritikuar ish-ndihmësin e tij si një ‘njeri të varfër’ dhe ‘një djalë jo i zgjuar’, Trump tha: “Ai është kaq i keq në atë që bën”.
“Ai nuk flet, është si një person shumë i qetë përveçse në televizion dhe pastaj mund të thotë diçka të keqe për Trump. Ai gjithmonë do ta bëjë këtë. Por ai nuk flet, është shumë i qetë”, u tha Trump gazetarëve.
Sakaq, bëhet me dije se Trump do të bëjë një njoftim me rëndësi nga Zyra Ovale më vonë gjatë ditës. Tema e fjalimit nuk është zbuluar, por mendohet se mund të ketë lidhje me aksionin e agjentëve të FBI-së dhe kontrollin e tyre në shtëpinë e Boltonit në zonën e Uashingtonit, e cila thuhet se lidhet me një hetim mbi përdorimin e tij të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara në vitin 2020.
Bolton, i cili shërbeu si Këshilltari i Sigurisë për Presidentin Donald Trump nga prilli 2018 deri në shtator 2019, ka qenë në kundërshtim me Presidentin që kur u nda nga administrata e parë.
Të tjera
Showbiz
Rike Roçi “çmend” rrjetin me pozat provokuese
Rike Roçi ka ndezur rrjetin me
Aktuale
Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon për herë të parë Trump
Donald Trump ka thyer heshtjen duke
Aktuale
Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon QUINT-i: Minim i parimeve të demokracisë
Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian