Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur pas përgatitjes së një drafti mbi krizën politike në vend të Presidentes Vjosa Osmani për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Baraliu thotë se ky draft do të duhej të dërgohet në Kushtetuese sa më pare.
”Është më rëndësi të bëhet sa më parë. Ata janë duke e pritur kërkesën e gjykatës Kushtetuese për kërkesën e AAK-së’’ thotë ai.
Ai pret që të ketë sqarim për pikat rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, gjë që ka mbetur e pasqaruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese tek aktvendimi i vitit 2014-të.
‘’Por e tëra çka mund të jetë është sqarimi i të gjitha pikave të pasqaruara sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe konstitumit të organeve dhe një afati që do të duhej ta përmendte Kushtetuesja që nuk e ka bërë në vendimin e saj të 2014 dhe i tërë ai defekt i bërë atëherë, do të duhej të sqaroheshin tani’’ u shpreh Baraliu. /Frontonline



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë