Banorët e Kullës nr. 3 në lagjen Emshir po përballen me pasoja gjithnjë e më të rënda pas një zjarri që ndodhi në muajin qershor të këtij viti, i cili shkrumboi kulmin e ndërtesës dhe dëmtimet e të cilit nuk janë sanua as sot e kësaj dite.
Pas zjarrit, kulmi i ndërtesës ka mbetur i hapur, dhe me fillimin e reshjeve të vjeshtës, uji i shiut ka filluar të depërtojë jo vetëm në banesat e katit të 10-të, por edhe në ato të katit të 9-të dhe më poshtë. Banorët raportojnë dëme në mobilje, mure, dysheme dhe instalime elektrike, ndërkohë që situata po përkeqësohet dita-ditës.
“Uji i shiut po hyn përditë në banesën time. Është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë tonë. Askush nuk po merr përgjegjësi”, thotë Sabit Restelica, banor i katit të 9-të.
Banorët kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Prishtinës dhe Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Përveç dëmeve nga uji i shiut, banorët raportojnë edhe probleme me rrjetin e kanalizimit, ku ujërat atmosferikë po shkaktojnë grumbullime të ujit dhe kundërmim të rëndë në hapësirat e përbashkëta, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për: Riparimin e kulmit të ndërtesës, ndihmë emergjente për banorët e dëmtuar, sanimin e kanalizimeve dhe largimin e ujërave të grumbulluara.
Ata theksojnë se janë lënë “nën mëshirën e natyrës”, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë hap konkret për të ofruar zgjidhje.




Të tjera
Aktuale
Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike
Për mos ekzekutimin e pagës as
Aktuale
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në