Banorët e fshatit Grazhdanik po përballen me një situatë alarmante, pasi prej ditës së enjte kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Shkak i kësaj gjendjeje është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga një qytetar, Agim Osmanaj, i cili, sipas informatave, ka ndërmarrë këtë veprim në shenjë pakënaqësie ndaj mosveprimit të KEDS-it për largimin e tensionit të lartë në zonën ku jeton. Për më tepër, burime lokale bëjnë të ditur se rreziku ka qenë i madh, pasi shtëpia e tij ka rrezikuar të marrë flakë.
Megjithatë, edhe pas disa ditësh, KEDS nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të sanuar problemin, duke e lënë gjithë fshatin në terr total dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.
Përballë kësaj situate të rëndë, banorët kishin paralajmëruar protestë për sot (20.08.2025), nga ora 09:00, në udhëkryqin pranë kishës në Grazhdanik. Ata kanë bërë të ditur se gjatë protestës do të bllokojnë rrugët që lidhin Grazhdanikun me Nashecin, Atmagjën, Kobajn dhe fshatrat përreth, deri në momentin kur institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikthimin e energjisë elektrike si dhe adresimin e rrezikut nga tensioni i lartë, i cili sipas tyre, jo vetëm që ua ka bërë jetën të padurueshme, por edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e tyre.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet