Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë parë të martën mbrëma në stadiumin “Maracana” për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.
Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq që janë në listën e 44 të akuzuarve nga Kosova për sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, ishin pjesë e koreve që vazhdimisht u kënduan kundër Kosovës në ndeshjen në të cilën Serbia e pësoi humbjen e thellë prej 4 me 0 nga “Tre Luanët”.
Një llogari në rrjetin social “X” ka publikuar fotografitë e kriminelëve të dyshuar për rastin e Banjskës.
Llogaria “Usrana Motka” shkruan se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe se ishin të gatshëm të terrorizonin të pranishmit në stadiumin e Beogradit.

Kjo llogari shkruan se disa prej grupit kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e veriut.
Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, në të cilën dyshohet se janë të përfshirë grupi i Radoiçiqit.
45 të akuzuarit për Banjskën ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.



Të tjera
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri
Uncategorized
AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka
Uncategorized
Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka