KQZ-ja ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit me postë për balotazh.
Njoftimi:
Fillon periudha e votimit me postë jashtë Kosovës!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga sot, 27 tetor deri më 8 nëntor 2025, është e hapur periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Ky proces u mundëson 29,712 shtetasve të Republikës së Kosovës, të regjistruar me sukses për votim jashtë vendit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në kohë.
Votimi zhvillohet për komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit pa pritur certifikimin përfundimtar të rezultateve për të shmangur vonesat dhe për të garantuar që çdo qytetar i regjistruar të mund të votojë në kohë.



Të tjera
Aktuale
BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike
Efektet anësore të konfliktit që tani
Lajme
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
Në kuadër të zbatimit të kompetencave
Aktuale
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka