Në hapje të fushatës për balotazh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se si kryeministër nuk do të ndajë fonde për kryetarë komunash që, sipas tij, “nuk punojnë mirë apo vjedhin”.
“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajmë fjalën: një miliard euro investime nëpër komuna dhe për komunat. Por, ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave, për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë, apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk duan punën, e as ata që dinë e duan të vjedhin. Me ata nuk ka investime e as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës”, tha Kurti.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të menjëhershme nga kundërshtarët politikë.
“Deklaratat e Albin Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre! Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, as e ndonjë partie – janë pronë e popullit të Kosovës. Kurti po i përdor investimet shtetërore si mjet shantazhi elektoral. Kjo është e turpshme, e rrezikshme dhe në kundërshtim me çdo parim demokratik”, ka shkruar Rama.
Ai shtoi se si kryetar i Prishtinës “nuk do të heshtë përballë një mentaliteti autokratik që ndan qytetarët në ‘tanët’ dhe ‘të tjerët’”.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi ndaj fjalëve të Kurtit, duke i cilësuar ato si përpjekje për bllokim politik.
“Nuk do t’iu vijë rendi të ndalni asgjë, nuk do t’iu vijë rendi të bllokoni më askënd. Me një Prishtinë që po ndriçohet si asnjëherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit. Të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet e para dhe i jep përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokim e kërcënim për bllokim nuk ofron asgjë”, ka shkruar Abdixhiku.



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton