Analizat e ujit të pishinës së Gërmisë nga mostra e marrë më 21 korrik kanë konstatuar prani të algave, që janë zhvilluar ty si pasojë e rritjes së nitrateve nga djersët e urina
Raporti, siç ka mësuar Gazeta Express, tregon se nga analizat e 21 korrikut, prania e nitrateve në ujë ka qenë në dyfishin e vlerave të lejuara.
Përveç këtyre analizave të datës 21, është marrë edhe mostra e dytë në datën 22 korrik, ku është konstatuar se numri i baktereve mezofile është mbi vlerat referente të lejuara.
Bazuar në këto rezultate të analizave, IKSHP ka vendosur mbylljen e pishinës së Gërmisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, konkretisht shmangien e infeksioneve të syve, veshëve, lëkurës, atyre gastrointestinale dhe infeksione të lëkurës.
Për këto rezultate është njoftuar edhe kompania “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën e Gërmisë



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur