Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se në fillim të muajit ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale të Kosovës, që sipas saj po heton çështjen e energjisë elektrike.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se gjatë këtij mandati çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset, por siç thotë ajo ka një lajm të mirë se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.
Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?
Mos harroni kurrë:
Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.
Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.
Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.
Por ka një lajm të mirë:
Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!. /



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur