Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit mbështjellët me flamurin Kuq e Zi për ta mbuluar korrupsionin, porse korrupsioni nuk mbulohet më, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka akuzuar Kurtin duke thënë se ky i fundit punon kundër shtetit të Kosovës, të cilin, nuk e ka njohur as më herët.
Bajrami ka deklaruar edhe se Kurti e ka bërë shtetin e Kosovës si ‘’tavolinë suedeze’’, duke sulmuar e duke mos njohur atë çka nuk i shkon përshtati atij.
‘‘Albin Kurti mbështjellët me flamur Kuq e Zi për ta mbuluar korrupsionin. Por korrupsioni nuk mbulohet më. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës, çdo ditë. Ai nuk e ka njohur as më herët shtetin e Kosovës, e që katër vjet e gjysmë në pushteti, ai e ka bë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze, ai e njeh atë çka i konvenon dhe nuk njeh dhe e sulmon atë çka nuk i shkon përshtati atij’’, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka theksuar se 16 deputetë nga grupi i LVV-së e pas seancës kanë shkuar në zyrat e qeverisë ku i ‘‘uzurpojnë ato zyra’’.
E njëjta ka kërkuar bashkim nga të gjithë për të mos e toleruar më këtë.
‘‘A e keni pa qysh justifikohet për xhipat e zi, qysh justifikohet për truprojat, për qindra asistentë e këshilltarë që i ka, por Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. 16 deputetë nga grupi i LVV-së e lëshuan sallën këtu dhe shkuan në zyrat e qeverisë, i uzurpojnë ato zyra. Ata nuk e njohin rëndin kushtetues, dhe kjo është kambanë për alarm. Albin Kurti, ditë e natë po punon kundër demokracisë, kundër institucioneve, dhe kundër rendit kushtetues të këtij shtetit, dhe unë sinqerisht po u bëj thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më’’, ka thënë ajo mes tjerash.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet