Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka reduktuar gjithë situatën politike në emrin e Albulena Haxhiut dhe se duan ta bëjnë kryetare të Kuvendit pa i pasur votat, shkruan Express.
Bajrami ka thënë se po shihet se situata po shkon drejt zgjedhjeve të reja si rezultat i qëndrimit të LVV-së dhe thotë se nëse do të shkohet në zgjedhje, fletëvotimi duhet të ketë vetëm dy alternativa, Kosova apo Albuelna Haxhiu.
“Po shihet që po shkojmë drejt zgjedhjeve, në fletëvotim duhet të jetë i thjeshtë, Kosova apo Albulena Haxhiu. S’ka luftë idesh, konkurrencë programesh, s’ka përpjekje për të zgjidhe problemet nga partia që ka fituar shumicën e votave në Kuvend, por ata kanë një hall si ta vendosin në krye të Kuvendit një person që assesi s’po i merr votat e deputetëve”, ka thënë Bajrami.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite