Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Hekuran Muratit, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe duke e quajtur partinë e tij “përpjekje për të luajtur patriotizmin”, raporton Gazeta Sinjali.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se Murati ka akuzuar partitë shqiptare parlamentare si bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që, sipas saj, ai është i vetëdijshëm për disa kontradikta të qeverisë së VV-së.
“Pse nuk shpallët Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë, ku ra dëshmori Afrim Bunjaku? Ju që bëni moral për patriotizëm, e keni pasur mundësinë ta bëni këtë, por nuk e keni bërë,” shkruan Bajrami në postimin e saj.
Reagimi i plotë:
Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit
I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”.
Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.
Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.
Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?
Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin një MWh energji elektrike?
The floor is yours, “patriot”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet