Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër mbylljen e seancës konstituive nga kryeparlamentari Dimal Basha pa zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb, duke e konsideruar këtë një shkelje flagrante të Kushtetutës.
“Ishit dëshmitarë të një shkelje flagrante të Kushtetutës, ku kryetari i sapozgjedhur mbylli seancën konstituive pa të drejtë sepse rregullorja e thotë qartë që Kuvendi konstituohet dhe seanca mbyllet vetëm në rastin kur zgjedhet kryetari dhe zgjedhen të gjithë nënkryetarët”, ka thënë ajo në një deklaratë për mediat pas seancës.
Bajrami ka sqaruar se LDK-ja ka refuzuar të votojë ndaras për nënkryetarët, duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që obligon deputetët të vazhdojnë konstituimin sipas agjendës së dakorduar më 8 prill. Sipas saj, ka pasur pajtim që nënkryetarët të votohen në paketë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet