Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se “ekonominë e vendit gjatë viteve të fundit e ka gërryer inflacioni”.
“Çdo përshkrim i ekonomisë së vendit pa përfshirë inflacionin është propagandë, është mashtrim, siç ka qenë secila ditë marsi i vitit 2021”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke iu referuar deklaratave nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryetarin e këtij subjekti politik, Albin Kurti.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në nëntor të vitit 2025 është 5.3% dhe ky nuk është inflacion i importuar, është inflacion i shkaktuar nga politikat qeveritare. Inflacioni është transfer i parave prej xhepave të qytetarëve në buxhetin e shtetit. Pra, kur rriten çmimet, rriten tatimet dhe rrjedhimisht edhe buxheti. E popullistët këtë buxhet e kanë shfrytëzuar për të blerë vota e paqe sociale, sepse sot, pas pesë vitesh, asnjë projekt nuk është realizuar”, shkroi ajo.
Bajrami kërkoi që më 28 dhjetor, qytetarët të zgjedhin LDK-në.
“Më 28 dhjetor, zgjidh qeverinë që rrit paga, që e ndërton vendin, zgjidh njerëzit që janë të dëshmuar me punë e ndershmëri. Zgjidh Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 123.
#HykmeteBajrami3
“.



Të tjera
Aktuale
Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar
Sonte rreth orës 21:10, në rrugën
Lajme
E trishtë: Ky është i riu nga Skenderaj që humbi jetën në vendin e punës në Austri
Sot ka ndërruar jetë aksidentalisht në
Aktuale
E rëndë: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri
Një aksident i rëndë ka ndodhur