Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se janë në takim me ZRRE’në ku kanë dorëzuar nënshkrimet me kërkesën për anulim të shtrenjtimit të rrymës dhe atë për daljen e bizneseve në treg të hapur.
“E kemi dorëzu, këtu jemi në takim”, tha ajo shkurt për T7.
Bajrami të premten ka njoftuar se partia e saj ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar të hënën që ZRRE të anulojë dy vendimet.
“Më lejoni të iu informoj që sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, do të vazhdojmë të marrim disa prej tyre, si deputet do të kërkojmë të hënën, në ZRRE për anulimin e dy vendimeve, për të hyrat maksimale për operatorët e energjisë elektrike që e ka rritur çmimin 16.1 % në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe vendimin që detyron daljen e kompanive në tregun e hapur”
“Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRRE Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 % më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 %”, ka thënë Bajrami.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu