Azemi: Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP nuk e marrin rrogën sipas pagës minimale

Ndonëse në janar hyri në fuqi paga minimale prej 450 euro, por kjo nuk po gjen zbatim tek të gjithë.

Janë punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik në Universitetin e Prishtinës ata që ende nuk e kanë marrë pagën sipas vendimit të qeverisë, e për çka kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online paralajmëron se do të merren masa dhe këtu akuzon rektorin për mosveprim.

Azemi ka takuar edhe rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, por që i njëjti thuhet të mos ketë pasë interes për një zgjidhje.

“Po, realisht ne lidhur me këtë çështje javën e kaluar kemi pasur një takim me rektorin e universitetit, kemi pasur me sekretarin dhe me drejtorin e prokurimit. Një rektor, i cili sipas bindjes sime absolutisht nuk ka të bëjë me një epitet të tillë, është shumë e rëndë, shumë e keqe sepse në radhë të parë njeriu nuk i njeh gjërat. Ne patëm një takim, ai u obligua që ta lëshojë takimin sipas mendjes së tij, ai nuk ishte i interesuar që të zgjidhim ne këto probleme. Realisht këta punëtorë paguhen jashtëligjshëm. Po mua nuk më intereson kush është rektor dhe çfarë është rektori, mua më intereson të bëhet pagesa sipas pagës minimale, ky këtë nuk është duke e bërë. Ne kemi qenë, po themi kështu në një farë forme, shumë më të relaksuar sepse e kemi thirrur edhe inspektoratin, ata janë duke e inspektuar gjendjen. Fundi i fundit, inspektorëve nuk u intereson çfarë thotë rektori dhe çfarë thotë i ashtuquajturi Jusuf Azemi, ata duhet ta vlerësojnë gjendjen”, theksoi ai.

Azemi ka shpjeguar se punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik të këtij universiteti, marrin hic më shumë se 292 euro, pagë të cilën pronari i kompanisë së kontraktuar kishte caktuar në vitin 2024.

“Gjendja e tyre është kështu sepse pagat e tyre i marrin që nga data 2024. Merrni me mend, pse pronari i kompanisë nuk e ka parashikuar këtë rritje dhe ka shkuar me pagën minimale 292 euro? Është diçka që me të vërtetë, po themi aq më e rëndë është që ne nuk e gjetëm këtë problem, po akoma më e rëndë është si mund të gjendet një rektor i tillë të thotë “mua nuk më intereson, kanë nënshkruar kontratë në 2024”. Pronari i kompanisë kur ka nënshkruar kontratën në 2024, paga e këtyre punëtorëve ka qenë 264 euro, paga minimale. Tani e ka ndryshuar Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Ai përmendi edhe buxhetin për vitin e kaluar e që sipas tij ka tepruar.

“Në momentin kur ndryshon paga minimale, atëherë në mënyrë automatike duhet ta subvencionojë Qeveria e Kosovës këtë rritje të pagave. Po megjithatë, unë nuk jam shumë i saktë, po sipas të gjitha të dhënave, vitin e kaluar ka pasur 5 milionë e gjysmë buxhet rektorati, i kanë tepruar 1 milion e gjysmë dhe tani ka zvogëlim të buxhetit, ka rënë në 3 milionë e gjysmë për shkak se nuk ka ditur si t’i menaxhojë. Përndryshe inspektorët janë aty, zyrtarisht kemi kërkuar që ta japë fjalën e fundit edhe këta punëtorë paguhen edhe sot jashtëligjshëm”, tha ai.

Azemi pati shpresa se pagat do të ndryshojnë brenda dy javë dite.

“Po ne jemi në konsultime e sipër edhe besoj që ka ndonjë fije shprese, përkundër asaj që në atë takim unë jam i bindur që sekretari i rektoratit dhe drejtori i departamentit të prokurimit e dinë që rektori nuk i njeh këto gjëra. Ata në një farë forme kanë dhënë një shenjë shprese se mund të ndryshojë brenda dy javëve ky vendim. Domethënë është diçka që dhe ne po presim që të paktën ndoshta edhe 10 ditë do të ndryshojë sepse është këshilli i përgjithshëm i rektoratit dhe unë mendoj që ata duhet të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, normale edhe kërkesën e sindikatës sepse janë paralele njëra me tjetrën. Dhe unë mendoj që do të presim edhe dy javë ditë. Pas dy javë ditësh, normale që punëtorët nuk punojnë më me 292 euro dhe në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ai kryeministër është i imi, është kryeministër edhe i rektorit të universitetit, dhe edhe unë edhe ai jemi të obliguar që t’i zbatojmë këto vendime të cilat nxirren, nga e dashti apo nuk e dashti vullnetin tonë”, thotë ai.

Ai gjithashtu tha se punëtorët e sigurimit fizik kanë paralajmëruar se nëse situata nuk ndryshon deri një muaj atëherë në mënyrë kolektive do ta lëshojnë vendin e punës.

“Për punëtorët e sigurimit fizik, unë e kam edhe këtu shkresën e cila më ka ardhur nga kryetari i shoqatës sindikale, të cilët kanë thënë ‘ne mund të presim edhe një muaj ditë, përndryshe në mënyrë kolektive do ta lëshojmë’. Sepse sindikata ka mundësi, ka kërkesë që në shumë vende të tjera paga minimale e këtyre punëtorëve të jetë 450 euro. Domethënë dhe ne kemi vende të mjaftueshme për t’i dedikuar ata, por megjithatë po presim edhe dy javë ditë, fundi i fundit ata janë ata të cilët vetë vendosin. Po përndryshe unë kam shkresë zyrtare të cilën edhe mund t’jua jap, që ata kanë kërkuar dhe kanë thënë që në mënyrë kolektive do t’i lëshojmë vendet e punës sepse nuk punojmë me një pagë 300 euro”, shtoi ai.

Ndërkaq Azemi më 13 mars njoftoi për rastin.

“Pas takimit të djeshëm të kryesisë së Sindikatës me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, ku Rektori i UP-së u deklaru se pagat e punëtorëve teknik dhe ato të sigurimit fizik nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027, kryetari i Shoqatës së punëtorëve të sigurimit fizik në UP Arsim Xhinovci njofton Federatën Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës se do të fillojnë me protesta dhe greva të mënjëhershme. Dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët deklarohen se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurim të UP-së pasi që pagat e tyre janë paga qesharake”, thuhej në njoftimin e publikuar në Facebook

Të tjera

Ekskluzive Lajme

REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh,

Aktuale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Me rastin e 22 marsit, Ditës