Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të vendosur kufizime në vizitat ish-presidentit Hashim Thaçi, e cilësoi si të paqëndrueshëm propozimin e prokurorisë.
Ai në intervistë për Ekonomia Online, tha se nuk ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, pasi dëgjimi i tyre tashmë ka përfunduar.
“Vlerësoj që një propozim të tillë nga ana e prokurorisë është i paqëndrueshëm për faktin se në situatën, në të cilën ndodhet procedura penale, si në rastin e parë ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve, tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e të gjithë dëshmitarëve të ftuar nga ana e prokurorisë dhe ndikimi i tyre është e pamundur. Kemi të bëjmë me një akuzë të paqenë, ngase elementet që e përbëjnë figurën e kësaj vepre penale, siç është dhuna ose kanosja serioze, në rastin konkret nuk mund të ekzistojnë për faktin se bëhet fjalë për një person, i cili tash e pesë vjet ndodhet në masën e paraburgimit.
Prandaj këto tentativa, kam përshtypjen, që bëhen qëllimshëm nga ana e prokurorisë për ta zhvendosur vëmendjen nga procesi, i cili tashmë është i paralajmëruar në shtator, kur rolin determinues do ta ketë pala mbrojtëse”, tha Bajraktari.
Ai këtë hap të Prokurorisë Speciale e sheh si tentativë për të bërë spektakle mediatike
“Me rregullativën e Dhomave të Specializuara asnjë person nuk mund të shkojë në vizitë te krerët e UÇK-së dhe personat e tjerë pa marrë leje paraprake. Sikur të kishte çfarëdo rreziku, kjo mund të bëhej lehtësisht në rastin e aplikimit të të njëjtëve për të vizituar ish-krerët, Janë të paqëndrueshme dhe tentativë për të bërë spektakle mediatike. Masat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kufizuese dhe në bindjen time në shpërputhje me qëllimin që pretendohet të arrihet.
Është e rëndësishëm fakti që gjykata nuk e ka aprovuar propozimin e prokurorisë sa i përket çështjes së vëllezërve Thaçi, sepse kjo do të ishte keq, bazuar në gjendjen e Thaçit pas humbjes së babait të tij. Është e panevojshme, por shpresojmë të shkojmë drejt fundit”, shtoi avokati.
Ai vlerësoi se lista e dëshmitarëve, të cilët janë propozuar që do të dëgjohen, janë jashtëzakonisht kredibilë.
“Në bindjen time ata do ta kundërargumentojnë suksesshëm atë çka ka thënë prokuroria, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin e tyre edhe të Thaçit, por edhe të tjerëve”, tha për Ekonomia Online, avokati Bajraktari.
Të tjera
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një
Lajme
“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”
104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i standardit.
Aktuale
Reagon kompania autobusi i së cilës u përfshi në aksidentin e rëndë në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur