Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, tha se Prokuroria nuk e ka bërë asnjëherë të qartë autorësinë e materialeve që ia ka mveshur Selimit, dhe nuk do të thotë që nëse disa prej materialeve janë sekuestruar nga Selimi, janë të tij.
“Duhet ta keni parasysh që kjo mund të ketë pasoja konkrete për personin.. Qasja e paqartë e Prokurorisë lidhur me këto shënime në momentet e fundit të këtij gjykimi u bë edhe më e paqartë me pretendimet e tyre të forta se fjalët këtu janë të zotit Selimi. Po t’i kishim ditur këto akuza specifike gjatë gjykimit, ne si mbrojtje do të kishim pasur strategji tjetër gjatë kundërpyetjeve tona dhe do të kishim bërë hetime tjera sa u përket pretendimeve të Prokurorisë. Këtu ne jemi cenuar”.
Avokati Tully e ka përfunduar fjalën e vet duke thënë se Prokuroria i ka bazuar akuzat kundër Selimit në prova dytësore, të cilat, sipas tij, i ka shfrytëzuar, edhe si mburojë, edhe si armë: si armë për t’i mbuluar boshllëqet në provat e tyre dhe si mburojë për t’u mbrojtur nga përgjegjësitë që ka Prokuroria në përmbushjen e standardeve në provat që ofron.
Në pjesën tjetër të seancës, Selimin e përfaqëson avokati Chad Mair./REL/



Të tjera
Aktuale
Qeveria e re e Kurtit nga zotimi për reduktim te zgjerimi i kabinetit
Qeveria e re e Albin Kurtit,
Aktuale
Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 15:00 për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare
Deputetët do të mblidhen sot nga
Lajme
Fjala finale: Çka thanë deri më tash avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë?
Gjatë gjithë javës, procesi gjyqësor ndaj