Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Prishtinës, në postimin e sotëm lidhur me blerjen e autobusëve për Trafikun Urban në Prishtinë në vitin 2017, po gënjen.
Jam i sigurt se ai e di se ajo që po deklaron nuk është e vërtetë. Ai e di se problemi ka qenë te Komuna e Prishtinës, e jo te Qeveria. Ai dhe shefi i tij nuk e kryenin detyrimin ligjor përmes nxjerrjes së vendimit nga Kuvendi i Komunës, me të cilin vendim Komuna e Prishtinës garantonte pagesën e kredisë nëse NP Trafiku Urban dështon të paguajë kredinë. Sapo ky vendim u miratua në Kuvendin e Komunës, marrëveshja është proceduar në Qeveri dhe më tutje.
Arsyen pse z. Sejdiu po vazhdon me këtë gënjeshtër edhe pas tetë vitesh e di vetëm ai. Atëherë, ai dhe partia e tij e bënë kauzë politike këtë çështje për të mbuluar dështimet e veta në Prishtinë.
E kam toleruar atëherë, por jo sot. Nëse nuk kërkon falje publike, do të detyrohem ta padis për shpifje.
Sikur dikush në Qeverinë e atëhershme të kishte bërë shkelje ligjore duke mos vepruar sipas detyrës zyrtare dhe detyrimit ligjor, jam i sigurt se z. Sejdiu dhe shefi i tij në Komunën e Prishtinës do ta dërgonin çështjen në gjykatë. Ky person dhe shefi i tij kanë qenë “shumë të zellshëm” në dërgimin e 70 dosjeve në organet e drejtësisë sapo e morën qeverisjen e Prishtinës pas zgjedhjeve të vitit 2013. Asnjë lëndë nuk është konfirmuar nga organet e drejtësisë. Të gjitha janë hedhur poshtë pa përjashtim. Është dëshmuar se të gjitha këto dosje kanë qenë pjesë e agjendës politike të ulët dhe të ndyrë kundër LDK-së, Kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe meje si ministër i Financave.
Sikur ky dhe shefi i tij të kishin qenë të zellshëm për të punuar për Prishtinën aq sa kanë qenë të zellshëm duke rrëmuar nëpër arkiva të komunës për të bërë dosje për prokurori, sigurisht se sot Përparim Rama do të merrej me projekte të tjera, e jo me projektet e lëna përgjysmë apo projektet e ideuara që nga qeverisja e Isa Mustafës.
Më vjen keq për z. Sejdiu që pas kaq vitesh ende nuk është vetëdijesuar se ka qenë pjesë e një politike të ndyrë që po vazhdon edhe sot t’i sjellë vetëm dëme Kosovës.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make