Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.
Nga AUV bën të ditur se në tregun e Kosovës, importet me ngarkesat me peshk nga ShBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vinë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore si garanci nga autoritetet e këtyre vendeve.
Derisa shtojnë se lloji i peshkut, Merluc, i cili gjendet në treg nuk shitet si produkt i freskët ose i shkrirë.
“Bazuar në vlerësimet shkencore të BE-së dhe legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës(, Pikën D të Kapitullit III të Seksionit VIII të Shtojcës III të Rregullores Nr. 12/2011 Për Përcaktimin e Rregullave Specifike të Higjienës së Ushqimit me Prejardhje Shtazore), produktet e peshkut të papërpunuar duhet të trajtohen në mënyrë adekuate për të eliminuar parazitët që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit. Metodat e rekomanduara përfshijnë ngrirjen në temperatura të ulëta(-18ºC) për periudha të caktuara dhe trajtimin termik në temperatura mbi 60°C, duke marrë parasysh llojin e parazitit dhe trashësinë e produktit”, njoftojnë nga AUV.
Ndërkaq, një komision i pavarur i AUV-së ka pasur parasysh praktikat të cilat përdoren në shtete të ndryshme evropiane, ku produktet e peshkut me praninë e parazitëve ose të pa trajtuara mjaftueshëm asgjësohen, për të mbrojtur shëndetin publik.
“Duke u nisur nga kjo praktikë Komisioni ka marrë vendim për asgjësimin e peshkut, duke siguruar kështu sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”.
“Për këtë çështje kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. lëndës 2025:134825 të datës 12.09.2025 nr. dokumenti 07679680. Në respektim të këtij vendimi, AUV bashkë me kompaninë është duke bërë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe integritetin e tregut ushqimor në Kosovë”, vijohet tutje.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në